Në kuadër të hetimit për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike nga disa figura të njohura në Turqi, mediat raportojnë se analizat e aktores Afra Saraçoğlu kanë rezultuar pozitive, sipas hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme të Bakırköy.
Megjithatë, raporti i plotë zyrtar për rezultatin e saj ende nuk është bërë publik, ndaj informacioni mbetet i bazuar në raportimet e deritanishme.
Saraçoğlu ndodhej jashtë Turqisë për angazhime profesionale dhe më 21 shtator, pas kthimit nga Franca, u ndalua në aeroportin e Stambollit dhe iu nënshtrua procedurave të ekzaminimit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, analizat e aktorit Aras Bulut İynemli raportohet se kanë rezultuar negative.
Rezultatet pritet të vlerësohen nga autoritetet turke së bashku me provat e tjera të mbledhura gjatë hetimit.
