Mozzik feston 31-vjetorin, Lotina i bën dedikimin e veçantë

Reperi i njohur Mozzik feston sot ditëlindjen, duke mbushur 31 vjet.

Në këtë ditë të veçantë, partnerja e tij Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit disa momente nga jeta e tyre në çift.

Në një prej fotografive të publikuara, Lotina shfaqet pranë Mozzikut me barkun e rrumbullakosur, ndërsa çifti është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhen prindër.

“Krejt çka du prej jetës, tërë jetën!!”, ka shkruar Lotina krahas fotografisë.

Ajo ka publikuar edhe një video të tyre, ku ka shkruar me humor:

“Vdes për ty dhe nervat e tua”.

Festimet nuk kanë munguar as me tortën e ditëlindjes dhe fikjen e qirinjve, duke e bërë 31-vjetorin e Mozzikut edhe më të veçantë.