Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku foli për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe mënyrën se si e sheh dashurinë pas formatit.
E pyetur nëse kishte pasur ndonjë flirt me ndonjë prej banorëve, brenda apo jashtë Big Brother, Amber tha se, duke qenë një person pa komplekse, nëse do të kishte diçka, do ta tregonte pa problem.
Gjatë intervistës, ajo u shpreh se Big Brother e ndihmon një person ta njohë më mirë veten dhe vlerat e tij.
Sa i përket dashurisë, Amber tha se eksperienca në Big Brother nuk ia ka ndryshuar konceptin.
“Nëse dikush të do apo do dikë, nuk ta ndryshon Big-u këtë”, u shpreh ajo.
Por kur u pyet nëse qëndrimi më i gjatë në shtëpi mund ta kishte bërë të dashurohej me dikë, Amber dha një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“Jo, unë godas që në fillim, nuk e lë për në fund.”
