Gruaja 56-vjeçare nga Shkupi gjendet e vdekur në automjet në autostradën Gjevgjeli–Veles

Një grua 56-vjeçare nga Shkupi është gjetur e vdekur mbrëmë në një automjet në autostradën Gjevgjeli–Veles, njoftoi SPB Veles.

Sipas policisë, rreth orës 19:40 është raportuar se në një Volkswagen Passat me targa të Shkupit është gjetur e pajetë M.D., 56 vjeçe.

Një mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe, sipas njoftimit zyrtar, nuk janë vërejtur shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi, ndërsa policia ka kryer këqyrjen në vendngjarje.