Rilind Alimani: “Me Erdorisën kishim plane për martesë”

Këngëtari Rilind Alimani ka rrëfyer në një intervistë televizive për një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke folur për karrierën, sfidat personale dhe ndarjen nga ish-partnerja, Erdorisën.

Duke kujtuar fillimet e karrierës, Alimani ka pranuar se në atë periudhë kishte shumë pak vetëbesim dhe ndiente mungesë vlerësimi nga kolegët.

Ai ka folur edhe për këngën “Edhe Malet”, të cilën e ka lidhur me marrëdhënien e tij me Erdorisën.

“Kënga ‘Edhe Malet’ është fryt i një lidhjeje që ka përfunduar”, është shprehur ai.

Rilindi ka treguar se lidhja e tyre kishte zgjatur rreth dy vite dhe se ishte një marrëdhënie serioze, aq sa kishin menduar edhe për martesë.

“Me Erdorisën kishim plane për martesë”, ka rrëfyer këngëtari.

Megjithatë, marrëdhënia përfundoi dhe, sipas tij, ndarja u bë në mënyrë të qetë dhe me respekt të ndërsjellë.

“Me shumë respekt jemi ndarë, i uroj gjithë të mirat”, ka thënë Alimani, duke shtuar se sot e konsideron veten të shëruar nga ajo lidhje dhe ruan respekt për ish-partneren dhe kohën që kanë kaluar së bashku.