Ernim Ibrahimi dhe MC Kresha kanë sjellë bashkë projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Malli”.
Kënga është publikuar zyrtarisht së bashku me videoklipin në kanalin e SBS Entertainment.
Producent i projektit është Çelik Lipa, ndërsa tekstin e këngës e kanë realizuar MC Kresha, Çelik Lipa dhe Flakron Voca.
Një nga protagonistet e videoklipit është Elijona Binakaj, ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 4”, e cila shfaqet në disa prej skenave të klipit.
“Malli” shënon një tjetër bashkëpunim muzikor të Ernim Ibrahimit dhe MC Kreshës, ndërsa videoklipi tashmë është i disponueshëm për publikun.
