Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, është paraqitur në gjykatë për seancën e parë pas kthimit të tij nga arratia.
Bajrami, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është sjellë në gjykatë nën shoqërim policor nga paraburgimi.
Gjatë seancës, ai deklaroi se ka përfunduar arsimin e lartë, se aktualisht është i papunë dhe se nuk ka prona të regjistruara në emrin e tij.
Bajrami kishte qenë në arrati për rreth 21 muaj, ndërsa tani çështja e tij po shqyrtohet para gjykatës.
