Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm pasi është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti në fshatin Haraçinë.
Sipas MPB-së, rasti është raportuar sot, më 23 gusht, rreth orës 05:45, në rrugën “18” në Haraçinë, ku banorët kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Departamenti Policor në Haraçinë dhe Njësia për Intervenim pranë SPB Shkup.
Gjatë kontrollit është konstatuar se është qëlluar ndaj një automjeti “Skoda” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42).
Të dy personat kanë pësuar lëndime si pasojë e të shtënave dhe janë dërguar në Spitalin “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku u është ofruar ndihma mjekësore.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.
