Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi biometrik për hyrje-dalje në Bashkimin Evropian, i vlefshëm edhe për shtetasit e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga 10 prilli 2026 nis zbatimi i plotë i sistemit Entry/Exit System (EES) në kufijtë e jashtëm të Bashkimi Evropian.

Ky sistem sjell një mënyrë të re digjitale të kontrollit për shtetasit e vendeve jo-anëtare të BE-së që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër. Hyrjet dhe daljet do të regjistrohen elektronikisht, duke përfshirë të dhëna biometrike si shenjat e gishtërinjve dhe fotografia, ndërsa do të hiqen vulat në pasaporta.

Sistemi synon identifikim më të shpejtë dhe monitorim më efikas të qëndrimit sipas rregullit “90 ditë brenda 180 ditësh”. Autoritetet theksojnë se Policia Kufitare ka marrë masa për të siguruar qarkullim të pandërprerë dhe për të shmangur vonesat në pikat kufitare.

EES do të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e zonës Schengen si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Megjithatë, ekziston shqetësimi se në fillim mund të ketë radhë dhe pritje më të gjata gjatë udhëtimeve drejt Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *