Një 16-vjeçar nga fshati Radushë është privuar nga liria pasi drejtoi një automjet pa leje drejtimi dhe u aksidentua në fshatin Jegunovcë të Tetovës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik rreth orës 09:20, kur i mituri po drejtonte një automjet “Volkswagen Golf” me targa gjermane. Ai humbi kontrollin mbi veturën dhe doli nga rruga.
Pas ngjarjes, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria 16-vjeçarin, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren masat përkatëse.
