Në një konferencë për media, Simona Cvetanovski deklaroi se, sipas të dhënave të Administratës së të Hyrave Publike për vitin 2025, 73 për qind e qytetarëve marrin pagë më të ulët se paga mesatare mujore.
Ajo theksoi se rreth gjysma e të punësuarve kanë të ardhura mujore nga 24.000 deri në 36.000 denarë, duke shtuar se edhe dy paga të tilla nuk mjaftojnë për të mbuluar shportën minimale të konsumit për një familje.
Sipas LSDM-së, rritja e pagave nuk po ndjek ritmin e rritjes së çmimeve, ndërsa produktet ushqimore, shërbimet komunale dhe nevojat e përditshme po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Partia kritikoi gjithashtu Qeverinë për mosrritjen e pagës minimale në 600 euro.
Nga LSDM paralajmëruan se rritja e fundit e çmimeve të derivateve të naftës pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare.
