Llazo paralajmëron: të rinjtë po largohen nga libri

Ekspertja e arsimit Ana Llazo ka ngritur shqetësimin për ndryshimin e zakoneve të leximit në epokën dixhitale, duke theksuar se libri po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga informacioni i shpejtë në internet.

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se të rinjtë sot e konsiderojnë leximin kryesisht si marrje informacioni online, ndryshe nga brezat e mëparshëm që lexonin më shumë libra.

Sipas Llazos, kjo qasje sjell rreziqe për zhvillimin intelektual, pasi leximi i librit ndihmon në thellimin e të menduarit kritik, përmirëson komunikimin dhe forcon gjuhën. Ajo theksoi se libri ofron një përvojë më të thellë dhe më të qëndrueshme sesa informacioni i shpejtë në internet.

Në përfundim, Llazo apeloi që të ndryshohet kjo qasje, duke nxitur rikthimin te leximi i librave si një mjet thelbësor për zhvillimin krijues dhe gjuhësor të të rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *