“Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm” – deklaratë që po interpretohet si mesazh i fortë politik

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka shpërndarë një mesazh të nënkuptuar për debatin mbi përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke cituar: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti për brezin e ardhshëm”.

Mesazhi vjen pas rritjes së debatit për të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në shqip. Kryeministri Hristijan Mickoski fillimisht tha se studentët kanë të drejtë, por më pas deklaroi se ligji nuk e lejon këtë.

Edhe përfaqësuesit e VLEN fillimisht e mbështetën kërkesën, por më pas thanë se nevojiten ndryshime ligjore. Qeveria ka paralajmëruar formimin e një grupi pune për shqyrtimin e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *