Me fillimin e vitit të ri shkollor, në Shkup pritet të lëshohet në përdorim linja hekurudhore, ka premtuar ministri Aleksandar Nikolloski

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë inspektuar punimet në linjën hekurudhore Zelenikovë–Qendër, ku u bë e ditur se projekti po avancon sipas planit.

Nikolloski njoftoi se linja e parë e Trenit të Qytetit, që lidh Zelenikovën me Draçevën, Kisella Vodën, Aerodromin dhe stacionin hekurudhor të Shkupit, pritet të përfundojë deri në muajin qershor, ndërsa do të vihet në funksion me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

Ai shtoi se gjatë këtij viti do të hapet tender për dy linjat e tjera, me synim që i gjithë projekti të përfundojë deri në vitin 2027.

Sipas tij, me përforcimin e transportit publik dhe integrimin me autobusët, planifikohet që treni i qytetit të qarkullojë çdo një orë.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar edhe investime të mëdha në hekurudha, përfshirë modernizimin e linjës përgjatë Korridorit 10 dhe rritjen e shpejtësisë së trenave deri në 160 km/h, si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *