Aktivistja: Më spërkatën me piper dhe më lanë pa ndihmë

Aktivistja Luçiana Kokaj ka bërë akuza ndaj policisë gjatë grumbullimit për protestën e 33-të antiqeveritare në sheshin “Skënderbej”, duke pretenduar se forcat e rendit kanë përdorur dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas saj, gjatë protestës është përdorur sprej me piper ndaj turmës, ndërsa ajo pretendon se u prek nga efekti i tij dhe nuk mori ndihmën e nevojshme nga policia.

Kokaj deklaroi se më pas u dërgua në spital nga deputeti Erald Kapri, ndërsa shtoi se disa protestues të ndaluar janë dhunuar edhe brenda furgonëve të policisë.

Ajo hodhi poshtë akuzat se është e paguar për pjesëmarrjen në protesta, duke theksuar se merr pjesë si qytetare dhe se protesta ka gjetur mbështetje ndërkombëtare.

Policia nuk ka dhënë ende një reagim publik lidhur me këto pretendime.