Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se janë krijuar kushtet për uljen e akcizës së karburanteve, me 4 denarë për dizelin dhe 2 denarë për benzinën.
Ai njoftoi se për nesër në orën 11:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë për miratimin e masave që synojnë mbrojtjen nga shtrenjtimi i karburanteve.
Sipas tij, kalkulimet tregojnë se pa këto masa dizeli do të shtrenjtohej rreth 7 denarë, ndërsa benzina 1.5 deri në 2 denarë, por me ndryshimet e propozuara pritet stabilizim dhe ulje e çmimeve.
Mickoski shtoi se po shqyrtohet edhe vazhdimi i zbritjeve nga kompanitë furnizuese, që mund të ndikojnë në ulje shtesë të çmimeve të benzinës dhe dizelit, ndërsa theksoi se masat do të kenë ndikim në buxhet, por se ka mjete të mjaftueshme për përballim.
Ai gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë për dy javë edhe TVSH-ja e reduktuar për karburantet prej 10 për qind.
