Kejsi, motra e Mateos, ishte së fundmi e ftuar në Top Albania Radio, ku foli për marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën.
Gjatë intervistës, ajo u ndal te periudha e ndarjes së tyre, duke pranuar se ajo fazë nuk ishte aspak e lehtë. Sipas saj, kur jeton për muaj të tërë me një person në të njëjtën shtëpi, mungesa e tij ndihet dhe përshtatja bëhet e vështirë.
Kejsi i përshkroi si Mateon ashtu edhe Brikenën si dy persona mjaft “kokëfortë”, ndërsa foli edhe për ribashkimin e tyre.
E pyetur nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë vëllait gjatë periudhës së ndarjes, ajo u shpreh se nuk ka dashur të ndërhyjë, pasi beson se çështjet e zemrës janë personale dhe secili duhet t’i zgjidhë vetë.
