Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, ku janë përplasur një veturë “Seat” me targa të Shkupit dhe një moped.
Sipas njoftimit të MPB-së, vetura drejtohej nga S.T. (31) nga Shkupi, ndërsa mopedin e drejtonte A.S. (19), po ashtu nga Shkupi.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga një ekip hetimor i SPB Shkup, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.
