Avokatja 66-vjeçare gjendet e pajetë në zyrën e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kumanovë, ku një avokate 66-vjeçare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj të punës.

Sipas informacioneve nga autoritetet, rasti është raportuar më 23 qershor 2026, rreth orës 12:23, kur në vendngjarje është konstatuar vdekja e gruas me inicialet S.Z.P., 66 vjeçe, nga Kumanova.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë që ka mbërritur në vendngjarje ka konfirmuar vdekjen e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Autoritetet kompetente po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.