Në rrugën “Ilinden” ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve gjatë pasdites së djeshme.
Sipas informacioneve, njëra nga drejtueset, S.G. (36), e cila ishte pa patentë shoferi dhe shtatzënë, ka përjetuar stres pas ngjarjes dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka ndërhyrë policia, e cila ka sekuestruar përkohësisht automjetin “Peugeot” për procedura të mëtejshme.
