Prezantuesi i katër edicioneve të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur se aktualisht po merr pjesë në një takim ndërkombëtar të organizuar nga kompania që zotëron patentën e formatit të njohur “Big Brother”.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Hamiti ka ndarë me ndjekësit momente nga ky event, ku marrin pjesë përfaqësues dhe realizues të formatit nga vende të ndryshme të botës.
Takime të tilla zakonisht organizohen për të shkëmbyer përvoja, për të diskutuar risitë e formatit dhe për të prezantuar zhvillimet e ardhshme të programit.
Prania e Alaudin Hamitit në këtë ngjarje është interpretuar nga shumë ndjekës si një sinjal se “Big Brother VIP Kosova” mund të rikthehet me një edicion të pestë.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me datën e nisjes apo detaje të tjera rreth sezonit të ardhshëm.

