Vetëm pak ditë pasi konfirmuan ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo janë shfaqur sërish bashkë, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Megjithatë, rikthimi i tyre nuk ka të bëjë me një ribashkim në jetën private. Ish-çifti ka treguar se marrëdhënia profesionale mes tyre vazhdon, pavarësisht se rrugët e tyre sentimentale janë ndarë.
Dyshja është bërë pjesë e një projekti të ri televiziv, ku do të bashkëpunojnë në ekran edhe gjatë sezonit të ardhshëm.
Një fotografi e publikuar nga moderatori Edi Manushi i tregon ata pranë stafit të emisionit, në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, duke dëshmuar se ndarja nuk ka ndikuar në raportin e tyre profesional.
Me këtë paraqitje, Brikena dhe Mateo konfirmojnë se do të vazhdojnë të punojnë së bashku, duke lënë pas spekulimet se ndarja mund të kishte ndikuar në angazhimet e tyre televizive.
