Kaos në Paris, festimet e PSG-së përfundojnë me trazira

Festimet për triumfin e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenal u shoqëruan me incidente të shumta në mbarë France.

Sipas autoriteteve franceze, më shumë se 400 persona janë arrestuar pas përplasjeve mes tifozëve dhe policisë. Në Paris dhe qytete të tjera u raportuan trazira, zjarrvënie, dëmtime të automjeteve dhe bizneseve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, bëri të ditur se disa policë mbetën të lënduar dhe i cilësoi ngjarjet si të papranueshme.

Ndërkohë, Marine Le Pen reagoi ashpër ndaj trazirave, duke kritikuar situatën e sigurisë në vend.

Pavarësisht incidenteve, lojtarët e PSG-së pritet të festojnë suksesin me një paradë në Paris dhe një pritje zyrtare nga presidenti Emmanuel Macron.