Nora komenton raportin e Mozës me Zhakun

Nora Malaj ka folur për eksperiencën e Moza Ahmeti në Ferma VIP, duke zbuluar se ishte ndër personat që e inkurajuan të bëhej pjesë e formatit.

Sipas Malajt, Moza përfaqëson një brez që ka kaluar shumë sfida dhe ka qenë gjithmonë përpara kohës së saj, duke thyer tabu dhe duke guxuar aty ku të tjerët hezitonin.

Ajo theksoi se në fermë, Moza po shfaq një anë më njerëzore dhe më të ndjeshme të karakterit të saj, ndërsa shtoi se artistja nuk ka hyrë në format për të dhënë leksione komunikimi, por për të qenë vetvetja.

Duke komentuar raportin mes Mozës dhe Zhakut, Malaj tha se nuk mund të gjykojë nëse Moza ka qenë plotësisht e saktë kur ka deklaruar se nuk njiheshin nga jashtë, duke bërë dallimin mes njohjes dhe miqësisë së vërtetë.