Festimet për titujt e fituar nga FC Barcelona në La Liga dhe Superkupën e Spanjës u shndërruan në një natë të veçantë, ku vëmendja nuk u fokusua vetëm te suksesi sportiv, por edhe te jeta private e lojtarëve.
Në qendër të vëmendjes ishte talenti i ri Lamine Yamal, i cili u shfaq për herë të parë publikisht me të dashurën e tij, influenceren nga Sevilla, Inés García. Çifti u pa së bashku në një darkë festive në Castelldefels, duke konfirmuar lidhjen pas spekulimeve të javëve të fundit.
Dyshja ishte parë më herët duke ecur dorë për dore në Greqi, ndërsa dalja e tyre në festën e kampionëve u konsiderua si konfirmim i marrëdhënies.
Festa u zhvillua në “Casanova Beach Club”, një lokal i njohur në zonë, ndërsa pjesë e eventit ishin edhe shumë figura të klubit katalanas.
Trajneri Hansi Flick ishte ndër të parët që mbërriti në event, ndërsa lojtarët e rinj si Marc Casadó u panë gjithashtu në festë.
Nata festive në Barcelonë u kthye kështu në një kombinim mes suksesit sportiv dhe momenteve personale të lojtarëve të rinj të klubit.
