P.S. nga Ohri është dënuar me pesë vite e gjashtë muaj burg, pasi gjatë janarit të këtij viti arriti të mashtrojë tetë qytetarë të moshuar nga Shtipi dhe Vinica, duke u paraqitur me histori të rreme për operacione urgjente të familjarëve të tyre.
Sipas Gjykatës Themelore në Shtip, ai telefononte viktimat dhe u thoshte se vajzat, nipërit apo mbesat e tyre kishin pësuar fraktura të rënda dhe se nevojiteshin para urgjentisht për operim.
Brenda vetëm një muaji, ai arriti t’u marrë qytetarëve rreth 56 mijë euro.
Zëdhënësi i gjykatës, gjykatësi Sashko Georgiev, deklaroi se bëhet fjalë për vepër penale të vazhdueshme mashtrimi ndaj tetë personave të dëmtuar.
“Ai i telefonoi të moshuarit me telefon dhe u paraqiti atyre fakte të rreme për dëmtimin e pronës së tyre, duke i mashtruar dhe duke u thënë se vajza e tyre kishte një këmbë të thyer dhe se nevojitej operacion urgjent dhe se për këtë nevojiteshin para”, deklaroi Georgiev.
Gjykata ka vendosur gjithashtu vazhdimin e paraburgimit për P.S. deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
