Federata dënon disa ekipe dhe lojtarë për parregullsi në kampionat

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka marrë disa masa disiplinore ndaj ekipeve të ndryshme për parregullsi të ndryshme gjatë zhvillimi të ndeshjeve kampionale, transmeton Portalb.mk.

KF Vardari u dënua me një mijë euro për mjete piroteknike në ndeshjen kundër Vardarit, ndërsa Pelisteri për arsyen dhe ndeshjen e njëjtë u dënua me 2 mijë e 500 euro. Vardari me 2 mijë e 500 euro u dënua për arsye të njëjta edhe në ndeshjen Vardar – Sileks.

Tikveshi mori dy dënime nga 5 mijë euro për ndeshjen kundër Arsimit. Njëri dënim është për shkak banderolave anti-FFM, ndërsa tjetra për shkak mjeteve piroteknike.

“– KF Shkëndija gjobitet me 5,000 euro për thirrje fyese ndaj FFM-së dhe thirrje me përmbajtje nacionaliste në ndeshjen e raundit të 31-të midis KF Shkëndijës dhe KF Struga Trim Lum”, raportoi Federata, ndërsa futbollisti Imran Fetai u dënua me 500 euro për shkak se ka thyer derën e zhveshtores, ndërsa trajneri Jeton Beqiri për shkak sjelljes ndaj anëtarëve të policisë.

Dënime janë shqiptuar edhe ndaj Shkëndijës së Haraçinës me 1 mijë euro për shkak përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen kundër Bregallnicës, ku kjo e fundit u dënua me 5 mijë euro për shkak organizimit të dobët të ndeshjes. Për mjete piroteknike u dënua edhe Osogova me 300 euro, ndërsa Detoni dhe Kamenica u dënuan me 150 euro për hedhje të shisheve me ujë në fushë.

“Ndaj KF Vardarit iniciohen procedura disiplinore për shkak të festimeve të papërshtatshme, nënçmuese, diskriminuese dhe degraduese nga lojtarët e klubit”, paralajmëroi Federata.