Elversberg shkruan histori, ngjitet për herë të parë në Bundesliga

SV Elversberg ka siguruar për herë të parë në histori promovimin në Bundesliga, pas fitores bindëse 3-0 ndaj Preussen Munster në javën e fundit të sezonit në Bundesliga 2.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Wagner e mbylli kampionatin në vendin e dytë, menjëherë pas Schalke 04, duke siguruar ngjitjen direkte në elitën e futbollit gjerman.

Elversberg arriti objektivin falë golavarazhit më të mirë se SC Paderborn 07, edhe pse të dy ekipet e përfunduan sezonin me pikë të barabarta. Paderborn tashmë do të luajë në “play-off” ndaj VfL Wolfsburg për një vend në Bundesliga.

Në garën për promovim ndikoi edhe barazimi 3-3 mes Hannover 96 dhe 1. FC Nürnberg, rezultat që la Hannoverin jashtë zonës së promovimit direkt.

Ndërkohë, Fortuna Düsseldorf ra në kategorinë e tretë pas humbjes 3-0 ndaj Greuther Fürth.