Vozitësit që posedojnë leje drejtimi të kategorisë B do të mund të drejtojnë motoçikleta të kategorisë A1, por nën kushte të përcaktuara rreptësisht, parasheh propozimi i ri për ndryshimin e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor.
Si do të zbatohet trajnimi dhe pamja e vërtetimit do të përcaktohen nga ministri i Punëve të Brendshme brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Autoshkollat do të duhet të lëshojnë vërtetim për pjesëmarrje në një trajnim teorik katërorësh për rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe për këtë të njoftojnë MPB-në.
Propozimi, i paraqitur nga grupi parlamentar i ZNAM-it, parasheh që personat me kategori B të mund të drejtojnë motoçikleta me ndërrues automatik nga kategoria A1, me vëllim deri në 125 centimetra kub dhe fuqi deri në 11 kilovat.
Sipas tyre, e drejta do të vlejë për persona që kanë mbushur të paktën 23 vjeç, posedojnë leje drejtimi të kategorisë B për të paktën pesë vite dhe kanë përfunduar trajnimin e detyrueshëm teorik.
Sipas propozuesve, qëllimi i ndryshimeve ligjore është të nxitet përdorimi i motoçikletave si mjet më ekonomik dhe më efikas transporti në përditshmëri, duke ulur kështu trafikun dhe kostot e transportit.(INA)
