Përmes shantazhit, një 26 vjeçar tentoi të marrë 8 mijë euro nga një 61 vjeçar

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar një 26 vjeçar në vendin e ngjarjes. Ai kishte tentuar të zhvat nga një 61 vjeçar rreth 8 mijë euro, duke e kërcënuar me foto komprimentuese transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 26 vjeçari E.I. nga Shkupi për shkak dyshimeve se ka kryer veprën penale “shantazh”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 259 nga Kodi Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Viktima 61 vjeçare paraprakisht e kishte paraqitur rastin në Polici, prej ku kishte marrë para të përpunuar nga Policia, të cilat i kishte dorëzuar te 26 vjeçari, ndërsa në atë moment ka reaguar policia.