Prokuroria franceze kërkon 7 vite burg për Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy po përballet sërish me telashe ligjore, pasi Prokuroria e France ka propozuar një dënim me shtatë vjet burg, gjobë prej 300 mijë eurosh dhe ndalim kandidimi për pesë vjet në lidhje me çështjen e financimit të dyshuar libian të fushatës presidenciale të vitit 2007.

Propozimi u paraqit nga Prokurori i Përgjithshëm Rodolphe Jouy-Birman, i cili deklaroi para gjykatës se ish-presidenti duhet të ndëshkohet sipas seriozitetit të veprimeve dhe të trajtohet si çdo i pandehur tjetër.

Kjo kërkesë e prokurorisë mbetet e njëjtë me atë të paraqitur edhe në shkallën e parë.

Në vendimin e mëparshëm, Sarkozy ishte dënuar me pesë vjet burgim me kusht, gjobë prej 100 mijë eurosh dhe heqje të së drejtës politike për pesë vjet me efekt të menjëhershëm.