86-vjeçari nga Kosova arrestohet në Aeroportin e Shkupit

Një 86-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga policia në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, pasi gjatë kontrollit kufitar në valixhen e tij është gjetur municion pistolete.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 maj 2026 rreth orës 13:05, kur zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet V.K. (86).

Municioni është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./lajmpress.org/