Getinjo me mesazh të fortë për Mozzikun: “U përpoqën të na shkatërrojnë”

Getinjo dhe Mozzik vazhdojnë të dëshmojnë lidhjen e fortë që kanë si vëllezër dhe bashkëpunëtorë në muzikë.

Së fundmi, Getinjo ka ndarë një dedikim emocional për Mozzikun në rrjetet sociale, duke treguar se gjatë rrugëtimit të tyre janë përballur me shumë sfida dhe njerëz që, sipas tij, janë përpjekur t’i rrëzojnë.

“Shumë kurthe, shumë gjarpërinj u përpoqën të na varrosnin. Ata u përpoqën të na njihnin, të na gjykonin, të na shkatërronin… por nuk dinë as 2% të asaj që jemi në të vërtetë”, shkroi ai.

Reperi shtoi se ai dhe vëllai i tij kanë kaluar situata të vështira që do ta kishin thyer shumicën e njerëzve, por pavarësisht gjithçkaje, ata janë rikthyer gjithmonë më të fortë.

Postimi i tij mori menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët vlerësuan raportin e afërt dhe mbështetjen që dy artistët kanë ndaj njëri-tjetrit.