Adnan Azizi ka publikuar një mesazh politik me titull “Me BESË deri te VLEN NJË”, duke theksuar rrugëtimin e gjatë të opozitës shqiptare drejt bashkimit politik.
Ai shprehet se nisma për ndryshim ka nisur me besim dhe përkushtim përmes Lëvizjes Lëvizja BESA, e cila sipas tij është mbështetur që në fillim nga rreth 60 mijë vota të qytetarëve shqiptarë.
Azizi thekson se, pavarësisht sfidave, përçarjeve dhe presioneve politike gjatë rrugës, angazhimi për ndryshim nuk është ndalur dhe se puna në terren dhe komunikimi me qytetarët ka qenë vendimtar për vazhdimin e këtij procesi.
Sipas tij, fitimi i Komunës së Tetovës dhe bashkëpunimi mes forcave opozitare shqiptare shënuan hapa të rëndësishëm drejt krijimit të një fronti të përbashkët politik.
Në fund të mesazhit, ai thekson: “Sot VLEN bëhet NJË”, duke e cilësuar këtë si moment historik të bashkimit politik të shqiptarëve në vend.
