Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas, në ambientet e Delegacionit të BE-së.
Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend dhe avancimi i perspektivës evropiane të Maqedonia e Veriut. Thaçi theksoi se përshpejtimi i procesit të integrimit në BE mbetet prioritet strategjik, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të rrisë pasigurinë politike dhe të dëmtojë besimin e qytetarëve në institucione.
Gjatë takimit u nënvizua edhe rëndësia e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore si kusht për zhbllokimin e negociatave, si dhe nevoja për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i ngushtë me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të vendit, ndërsa Thaçi rikonfirmoi angazhimin e PDSH-së për avancimin e integrimit evropian dhe forcimin e shtetit ligjor.
