Parashikimi i motit për sot
Sot moti do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 25 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Era do të jetë mesatare nga veriu, ndërsa temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë dhe maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.
Sipas parashikimeve, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti do të mbetet kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të përkohshme gjatë ditës. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në pjesët lindore herë pas here edhe më e fuqishme nga veriu.
Nga dita e martë pritet ndryshim i kushteve atmosferike, me mot më të paqëndrueshëm, vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat ditore do të pësojnë rënie graduale.
