Masakër në SHBA: tetë fëmijë të vdekur në të shtëna në Luiziana pas një grindjeje familjare

Tetë fëmijë të moshës një deri në 14 vjeç u vranë në një të shtënë me armë në Shreveport të Luizianës. Sipas mediave të huaja, të dielën në mëngjes 10 persona u qëlluan me armë zjarri.

Sipas policisë, autori i dyshuar u vra nga oficerët pas një ndjekjeje me automjet , pa u dhënë informacione të mëtejshme rreth motiveve ose rrethanave të sulmit.

“I dyshuari, pasi u largua nga vendi i ngjarjes, vodhi një makinë pikërisht këtu, shumë afër kryqëzimit të West 79th dhe Lynnwood, në të cilën pikë oficerët e ndoqën atë. Ne besojmë se ai është i vetmi që qëlloi në këto pika”, tha një zëdhënës i policisë./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *