Atletet e bardha janë shumë praktike dhe kombinohen lehtë me çdo stil, por ndoten shpejt dhe kërkojnë kujdes të rregullt.
Ekspertët rekomandojnë që të shmanget larja në lavatriçe, pasi mund të dëmtojë materialin. Pastrimi me dorë është më i sigurt dhe më efektiv.
Një mënyrë e thjeshtë është përdorimi i sodës së bukës të përzier me ujë, duke krijuar një pastë që aplikohet mbi këpucë dhe pastrohet me furçë të butë. Më pas fshihen me leckë të lagur dhe lihen të thahen natyrshëm.
Edhe uthulla e bardhë ndihmon për largimin e njollave dhe aromave, sidomos në pjesën e brendshme. Për njolla më të forta mund të përdoret kombinimi i sodës së bukës me uthull.
Ndërsa për pastrim të përditshëm, mjafton ujë i vakët me sapun të butë. Kujdesi i rregullt dhe tharja në ajër i mbajnë atletet të bardha dhe të pastra për më gjatë.
