Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një pyll në Gjermaninë perëndimore, njoftuan autoritetet lokale të martën.
Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi pranë Hürtgenwald, në landin North Rhine-Westphalia, pak pasi avioni ishte ngritur nga një aeroport pranë Aachen-it. Kryetari i bashkisë së Hürtgenwald, Stephan Cranen, tha për agjencinë dpa se rrënojat u zbuluan nga ekskursionistë në zonë.
Policia gjermane bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe hetimet po vazhdojnë. Autoritetet nuk kanë dhënë informacion për identitetin, moshën apo vendbanimin e dy personave në bord. Sipas policisë, nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
