Zyrtarisht: Gjermania miraton ligj të ri, prek edhe mërgimtarët tanë

Gjermania ka miratuar një rregull të ri që prek meshkujt e moshës 17 deri në 45 vjeç. Sipas ligjit të ri për shërbimin ushtarak, çdo qëndrim jashtë vendit më i gjatë se tre muaj do të kërkojë autorizim paraprak nga Bundeswehr.

Ky rregull zbatohet për udhëtime të ndryshme, përfshirë punën, studimet, stazhet apo pushimet, dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt te sportistët dhe profesionistët që qëndrojnë për periudha të gjata jashtë vendit.

Autoritetet gjermane theksojnë se qëllimi i këtij ligji është mbikëqyrja e potencialit për shërbim ushtarak, pa rikthyer detyrimin e përgjithshëm. Ndërkohë, procedurat për marrjen e autorizimeve janë ende në zhvillim, ndaj qytetarëve u rekomandohet të planifikojnë me kohë çdo udhëtim të gjatë.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të krijojë pengesa administrative, sidomos për studentët, sportistët dhe profesionistët që kanë angazhime ndërkombëtare më të gjata se tre muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *