Categories: LajmeMaqedoni

Zgjerim i “Safe City”, përfshihet edhe një qytet tjetër në Maqedoninë e Veriut

Edhe në qytetin e Strumicës, brenda këtij viti, do të fillojë të funksionojë sistemi i monitorimit me kamera “Safe City” (Qytet i Sigurt). Ky lajm u bë i ditur pas takimit të punës ndërmjet Drejtorit të Byronë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, dhe kryetarit të Komunës së Strumicës, Petar Jankov.

Gjatë takimit u diskutua për hapat e implementimit të këtij sistemi, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Akcent i veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së këmbësorëve, si dhe optimizimit të burimeve dhe avancimit të infrastrukturës rrugore.

Palët ranë dakord se investimi i vazhdueshëm në zgjidhje moderne dhe qasja e koordinuar ndërmjet institucioneve qendrore dhe vetëqeverisjes lokale janë kyçe për krijimin e një mjedisi më të sigurt rrugor.

Projekti “Safe City” tashmë është funksional në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa pas Strumicës, ka paralajmërime se ky sistem së shpejti do të fillojë të zbatohet edhe në qytetin e Velesit.

Ky sistem pritet të ndihmojë policinë në identifikimin e shkeljeve të rregullave të trafikut dhe në parandalimin e veprave kriminale, duke rritur sigurinë e përgjithshme publike në këto qytete.(INA)

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

12 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

12 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

12 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

12 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

12 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

13 hours ago