Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg është zhvilluar një debat mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve ishte Maqedonia e Veriut.
Debati u karakterizua nga kritika të ashpra të eurodeputetëve bullgarë ndaj Shkupit, veçanërisht në lidhje me, siç u tha, raportet me komunitetin bullgar dhe incidentet e fundit në vend.
Eurodeputeti Ivajllo Vëllçev nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN), raportues në hije për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, theksoi rëndësinë strategjike të rajonit për BE-në, por shprehu shqetësim për rritjen e, siç e quajti ai, armiqësisë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmendi incidentet e fundit, përfshirë dëmtimin e pronës së misionit diplomatik bullgar në Shkup dhe djegien e një klubi kulturor bullgar në Manastir.
Sipas tij, këto ngjarje janë rezultat i një klime të krijuar prej vitesh dhe që lidhet me gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë. Vëllçev deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk mund të avancojë drejt BE-së pa përmbushur reformat dhe pa respektuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Në debat foli edhe eurodeputeti Stanislav Stojanov nga “Evropa e Kombeve Sovrane”, i cili kritikoi gjendjen e sundimit të ligjit, lirinë e mediave dhe të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmendi disa raste konkrete dhe theksoi se sulmet ndaj klubeve kulturore bullgare dhe incidentet ndaj përfaqësuesve të komunitetit bullgar janë shqetësuese.
Stojanov iu referua edhe djegies së automjeteve të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm ndaj një përfaqësie diplomatike të një vendi anëtar të BE-së.
Ai përfundoi se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në reforma reale dhe standarde evropiane, duke veçuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si vende më të avancuara në këtë proces./GazetaKoha/
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…