Thaçi: PDSH nuk do t’i mbështesë protestat studentore

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka reaguar ashpër ndaj protestave të studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si manipulim politik.

Ai deklaroi se, edhe pse kërkesat e studentëve mund të jenë të drejta, mënyra e organizimit të protestave përbën, sipas tij, “formën më perfide të legjitimimit të dështimeve” të BDI.

Thaçi shtoi se kjo qasje mashtron opinionin publik shqiptar dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke e krahasuar situatën me periudha kur shqiptarët kërkonin të drejta minimale.

Sipas tij, është e papranueshme që në shekullin XXI të diskutohet ende për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se partia e tij nuk e mbështet këtë formë reagimi. Ai gjithashtu la të kuptohet për përfshirje të faktorëve politikë, duke u bazuar në përvojën e tij politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *