Salih Murat akuzon për diskriminim sistematik ndaj turqve

Deputeti Salih Murat ka akuzuar qeverinë e koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM për diskriminim sistematik ndaj komunitetit turk.

Sipas tij, turqit në Maqedoninë e Veriut përballen me përjashtim të vazhdueshëm në institucionet shtetërore, duke theksuar se nuk respektohet parimi kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Murat renditi disa shembuj konkretë, duke pohuar se në dhjetëra pozita të larta, në Kuvend, Gjykatën Kushtetuese, diplomaci dhe kabinetin e kryeministrit mungon përfaqësimi turk. Ai shtoi se në shumicën e institucioneve shtetërore nuk ka asnjë të punësuar nga ky komunitet.

Sipas tij, kjo situatë është rezultat i një politike të qëllimshme përjashtuese, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësia për këtë do të mbetet historike edhe për ata që heshtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *