Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në një intervistën ka thënë se VLEN po ndërtohet çdo ditë më shumë dhe se me këtë është duke u bërë një vepër shumë e rëndësishme për shqiptarët në vend.
“Nëse kontributi është në interes të përgjithshëm, brenda kohës të jetë i instaluar edhe ndjenja e përgjithshme, pra ku është interesi më i madha aty duhet të jetë trajektorja e lëvizjes së grupit. Në VLEN jemi duke e dhënë këtë mesazh, jemi duke e konfirmuar atë që e kemi thënë në fillim, VLEN është një ndryshim i ri në skenën politike”, ka thënë Sali.
Në këto 35 vite nga pluralizmi, kohë pas kohe, siç thotë:
“kemi parë shumë lëvizje apo parti politike, por të gjitha siç thekson, kanë pasur një fenomen që i ka lidhur mes veti, “interesi i ngushtë që kanë udhëhequr ato parti politike”.
”Ne si përfaqësues politik kemi pasur sfida gjatë këtij rrugëtimi, nuk kemi thënë se ka qenë ideale dhe çmimin e kësaj e kemi paguar, pra e kemi marrë mesazhin se me ndarje nuk bëjmë asgjë”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.
