Rritje pagash në MPB: 2.470 denarë më shumë për punonjësit

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se është zbatuar një rritje lineare të pagave të punonjësve të policisë në shumën bruto prej 2.470 denarë.

“Sipas të dhënave të publikuara për pagën minimale të re, Ministria e Brendshme ka zbatuar një rritje lineare të pagave të punonjësve të MPB-së në shumën bruto prej 2470 denarësh, duke filluar me pagesën e pagave për muajin mars 2026.

Në periudhën e ardhshme, me zbatimin e Ligjit të ri për Punët e Brendshme, do të shqyrtohet mundësia e rritjeve shtesë të pagave për punonjësit e MPB-së.

Ministria e Brendshme vazhdon të përmirësojë kushtet dhe standardet e punës së policisë maqedonase, dhe me këtë edhe sigurinë e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve”, njoftojnë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *