Categories: LajmeMaqedoni

Rritja e përdorimit të trotinetëve po shton problemet në komunikacion

Zhurnal.mk – Numri i trotinetëve elektrikë në Shkup është rritur dukshëm kohët e fundit, sidomos pas problemeve me transportin publik. Por bashkë me ta, janë shtuar edhe ankesat e qytetarëve. Sepse trotinetët elektrikë janë bërë pjesë e përditshmërisë, por jo gjithmonë edhe e rregullit. Shumë vozitës makinash thonë se vozitësit e trotinetëve shpesh nuk respektojnë rregullat dhe u presin rrugën, ku për këtë shkak shqetësimet e tyre për sigurinë në trafik po rriten. Ndaj ata kërkojnë rrugë të posaçme dhe vendosjen e gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat, duke nënvizuar nevojën për një zgjidhje më të qartë dhe më të sigurt.

“Pengojnë trotinetët, pengojnë se nuk i sheh hiq, ti mendon se shkon drejt ai del ta pret rrugën, motori, andej këndej, ti duhet të kesh kujdes shum, të kesh kujdes se del ndokush, ti nuk e sheh e shkel. Shteti nuk është duke rregulluar azgjë, ske çfarë, nuk e di atë e din vet shteti”.

“Nuk më pengojnë vetëm le të vendosin helmeta për sigurinë e tyre, dhe le ti respektojnë rregullat”.

“Me të vërtetë nevoitet edhe një rregull i komunikacionit sepse është puna për këto trotinetët dalin aty dhe vozitin aty edhe ku ka njerëz edhe ku nuk është e lejume, pastaj ka edhe si të them vijnë në kundërshtim edhe me këmbësorët, nuk zbresin apo të shkojnë në ndonjë rrugë të drejtuar të vetën që e kanë, duhet të kenë rrugë të vetën. Po po duhet të ketë por edhe ata e shoh që nuk mbajnë edhe kaciga. Duhet Ministria e Punëve të Brendshme ti angazhojë edhe vet ata policët e vetë që ti gjobitin, me të vërtetë po, besoj që do të jetë më e arsyeshme që ti gjobitin”.

“Po po shumë na e presin, na pengojnë sepse nuk kanë kulturën në komunikacion, nuk kanë asnjë gjë, vozisin në drejtim të kundërt, pengojnë shumë në komunikacion. Gjoba po se po por për mendimin tim duhen të lagrohenm edhe krejt nga komunikacioni sepse pengojnë me të vërtetë”.

Trotinetët elektrikë po ndryshojnë dhe lehtësojnë mënyrën e lëvizjes, por njëkohësisht edhe po rrisin tensionin në rrugë nga ku pa masa të qarta dhe respekt për rregullat, kjo formë transporti mund të sjellë më shumë rrezik sesa lehtësi. Trotinetët mund të jenë një alternativë praktike, por pa rregullim dhe kontroll të duhur, rreziku për të gjithë pjesëmarrësit në trafik mbetet i lartë.

Admin1

Recent Posts

Rita Ora mahnit me elegancën e saj në Soho House, ndan momente nga performanca

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e…

22 seconds ago

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

14 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

14 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

14 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

15 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

15 hours ago