Categories: ShowBiz

Romir Zalla me deklaratë të fortë pas largimit nga gara

Aktori Romir Zalla është larguar nga gara e “Ferma VIP” në gjysmëfinale, vetëm pak ditë para finales së madhe. Ai u eliminua pas sfidës dhe televotimit ku ishte në përballje me Vis, Ilir dhe Sara, duke rezultuar më pak i votuari nga publiku.

I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Zalla ka ndarë përjetimet e tij brenda formatit, duke e cilësuar eksperiencën si të veçantë dhe të dobishme për shkëputjen nga jeta urbane.

“Kisha një merak që kur të dilja do të më duhej shumë kohë të rikuperohesha. Ishte një eksperiencë që përjetuam një mënyrë jetese shumë të shëndetshme. Ajri i pastër, ushqim i shëndetshëm, na qetësoi dhe na relaksoi nga ngarkesa e jetës urbane,” u shpreh aktori.

Duke folur për lojën brenda fermës, ai theksoi se nuk ka preferuar të hyjë në strategji të forta apo lojëra të ashpra.

“Nëse do duhet të bëja show, ta fusja profesionin në lojë, do e bëja vetëm në sfida… 70% e fermës nuk mund të hyja në lojë, të fusja në kurth apo t’i futja thikën dikujt. Është diçka që nuk e bëj dot,” deklaroi ai.

Në studio, opinionistja Dasara vlerësoi se aktori duhej të kishte qenë më aktiv në lojë, duke u shprehur: “Nuk shoh asnjë shenjë barazimi të Romirit me Sarën.”

Zalla iu përgjigj kritikave duke thënë se komentet për të përmbajnë edhe paragjykim:
“Është një opinion, por ka pak paragjykim brenda. Unë i kisha lënë te dera dhe kisha hyrë i barabartë mes të barabartëve.”

Ai sqaroi gjithashtu raportet me banorët e tjerë, duke theksuar se nuk ka pasur konflikte personale brenda fermës.

“Unë nuk kam qenë kurrë armik me Mozën. Kam qenë më shumë mik se të gjithë aty me Mozën… I kam konsideruar si njerëz me të cilët duhet të shkoj mirë,” u shpreh aktori.

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

12 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

12 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

12 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

12 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

12 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

13 hours ago