Qafë Thanë: Pritje deri në 2 orë, shqiptarët drejt Maqedonisë për naftë dhe ushqime

Fluks i lartë qytetarësh është regjistruar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanë, ku janë krijuar radhë të gjata për shkak të interesimit për të blerë naftë dhe ushqime me çmime më të ulëta.

Sipas raportimeve, rritja e çmimeve në vend dhe në tregjet ndërkombëtare, e lidhur edhe me zhvillimet e fundit në Iran, ka shtyrë qytetarët të kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga pamjet e publikuara nga Euronews Albania, kolona e automjeteve është kilometrike, ndërsa pritjet për të kaluar kufirin zgjasin mbi 2 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *