Policia sekuestron drogë të madhe në një automjet me regjistrim nga Shkupi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 65 kg marihuanë gjatë një aksioni në autostradën “Miqësia”, pranë Gradskos

Ngjarja ka ndodhur në pikën e pagesës Stobi, ku njësitet policore nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe njësia “Tigrat” kanë vërejtur një automjet të dyshimtë “Seat Altea” me targa të Shkupit

Sipas MPB-së, shoferit i është dhënë shenjë për ndalim, por ai është larguar me shpejtësi në drejtim të Gradskos, pas së cilës është ndjekur dhe ndaluar nga policia

Gjatë kontrollit të automjetit, i drejtuar nga F.N. (38) nga Shkupi, janë gjetur 4 çanta të zeza me gjithsej 65 pako lëndë bimore narkotike me peshë totale 65 kilogramë, si dhe dy telefona celularë

Të arrestuar në këtë rast janë F.N. (38) nga Shkupi dhe J.M. (55) nga Kavadari

Ata dyshohen për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal

Droga do t’i dorëzohet për ekspertizë Forenzike me urdhër të Prokurorisë Publike në Veles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *